Diego Kosta ka qenë totalisht një dështim këtë sezon për Atletikon, ku mjafton të përmendim kartonin e kuq të marrë në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit ndaj Barclonës në “Camp Nou”.
Spanjolli ka dhënë shumë pak për madrilenët, për të mos thënë aspak dhe me sa duket e ka mbushur kupën. Drejtuesit e “Los Colchoneros”, duket se nuk durojnë më dhe e kanë nxjerrë sulmuesin zyrtarisht në merkato.
Siç raportojnë edhe mediat më të mëdha në Spanjë, 30-vjeçari duket se është kthyer në një barrë për Atletikon, teksa përfiton edhe një pagë vjetore prej 10 milionë eurosh. Për të mos përmendur faktin që madrilenët paguan plot 66 milionë euro për ta afruar nga Çelsi.
El Atlético pone a Diego Costa en el mercadohttps://t.co/ukKWKzPTsH pic.twitter.com/6RyvYKKJoJ
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) April 26, 2019
Problem më vete ky për Atletikon, pasi për spanjollin zor se mund të vërë dorën në zjarr ndonjë ekip evropian. Zgjedhja e vetme mbetet Kina, por problemi këtu ngec te Diego Kosta, i cili nuk kërkon të kalojë në Azi. Gjithsesi, një gjë është e sigurt, dashuria Diego Kosta-Atletiko, duket se ka marrë fund.