Pep Guardiola është një emër që do mbahet mend gjatë nga tifozët e Mançester Junajtid. Vite më parë trajneri katalanas i ka eliminuar në dy finale Champions-i, ndërsa sot i turpëron ndeshje pas ndeshje me Mançester Sitin, që në harkun e tri viteve e ka kthyer në një makineri golash.
Fitorja e sotme në “Old Trafford” vendos dy rekorde historike. Siti bëhet i pari ekip që prej themelimit të formatit “Premier League” në vitin 1992 që mund Junajtid në “Old Trafford” me rezultatin 2 – 0. Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur asnjëherë në 516 ndeshjet e mëparshme.
Rekordi tjetër i takon trajnerit Pep Guardiola, i cili bëhet trajneri i parë në histori që fiton tri ndeshje kampionati radhazi në “Old Trafford”. (1 – 2, 10 dhjetor 2017), (1 – 2, 10 shtator 2016).