Llullaku në finale, BBR “barrikadë” Krasnodarit

Sokol Cikalleshi sot shënoi dhe i dha kualifikimin Akhisarsporit në finalen e Kupës së Turqisë, por nuk është i vetmi shqiptar që ka bërë një arritje të tillë ditën e sotme. Edhe Azdren Llullaku ka kaluar në finale, pasi Astra eliminoi kampionët në fuqi të Kluzhit në gjysmëfinale.

Vendimtare fitorja e parë e Astrat, që triumfoi në transfertë 1-3. Sot u mbyll gjithçka 2-2 dhe Llullaku ishte në fushë 90 minuta. Shokët e tij arritën të shënonin dy herë në pjesën e parë, duke e bërë më të lehtë kualifikimin. Gjithsesi Kluzhi reagoi dhe barazoi, por nuk mundi dot të bënte mrekullinë.

Në Rusinë e largët, BBR arriti t’i jepte goditjen e radhës Krasnodarit, që këtë sezon tentoi titullin kampion. Sot u ndal në transfertë nga Ahmat Grozni me rezultatin 1-1. Odise Roshi dhe Berndard Berisha e nisën nga fillimi. Në të 66’ anësori nga Peja la fushën e blertë dhe në vend të tij u aktivizua Bekim Balaj. Shtatë minuta më pas doli edhe Roshi.

Sot ka festuar qendërmbrojtësi Herdi Prenga. Ish-futbollisti i Inter Zapreshiç ishte titullar në sfidën që Riga fitoi në shtëpi 1-0 ndaj FK Liepaja. Humbja ndaj kryesuesve të RFS një javë më parë është lënë pas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *