Atalanta mori dje një fitore shumë të çmuar ndaj Napolit me rezultatin 1-2 në transfertë. Ky triumf i afroi ata me Milanin e vendit të katërt, duke qenë më afër ëndrrës së tyre për të luajtur në Champions sezonin e ardhshëm. Tashmë ata janë në sasi të njëjtë pikësh me kuqezinjtë, që renditen sipër tyre për shkak të avantazhit në ndeshjet direkte.
Gjimshiti dhe Berisha pas fitores së djeshme kanë mundësi reale për të luajtur në eventimentin më prestigjoz për klube në Evropë. Tifozët e zjarrtë bergamaskë nuk kishin sesi të mos e festonin këtë. Pas kësaj fitoreje, atmosfera e tyre ka qenë e mrekullueshme. Mijëra tifoze janë grumbulluar në rrugët e qytetit për të festuar fitoren. Këngët në kor, fishekzjarret dhe tymueset e bëjnë atmosferën të prekë kulmin.