Juventusi e ka nxjerrë në shitje, Dibala refuzon Interin

Paolo Dibala duket se e ka mbyllur aventurën e tij me fanellën e Juventusit. Sulmuesi argjentinas u zëvendësua vetëm pas 45 minutash në takimin kundër Ajaksit në Champions League, çka tregoi qartë se nuk bën pjesë në planet e Alegrit dhe e ka humbur besimin e teknikut italian.

Numri 10 i “Zonjës” është nxjerrë në shitje dhe sipas mediave italiane, oferta e parë ka ardhur nga Interi, por ka qenë vetë Dibala ai që e ka refuzuar një kalim te zikaltrit. Vetë drejtuesit e Juventusit duan të arkëtojnë 100 milionë euro nga shitja e argjentinasit dhe janë të pakta skuadrat që mund të paguajnë një shumë të tillë, sidomos pas statistikave aspak të mira të këtij sezoni.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *