Trajneri gjerman e thotë hapur: E dua stolin e Bajernit!

Julian Nagelman ka bërë një punë të shkëlqyer me skuadrën e Hofenhaimit dhe është një nga trajnerët më të ri në moshë në Europë. Gjermani ka folur sot për mediat vendase, duke thënë se ka ambicie të mëdha.

Kur u pyet nëse e shikon ndonjëherë veten duke drejtuar një skuadër si Bajerni i Mynihut, Nagelsman tha: “Sigurisht që po. Bajerni është një skuadër e madhe dhe një ditë dua të jem trajner atje. Më pëlqen dhe Liverpuli e Barcelona. Pas gjashtë vitesh, dua të kem një trofe në duart e mia”, tha tekniku i Hofenhaimit.

Këtë vit në Champions League, Hofenhaim ishte skuadër e pafat që në short, pasi në grup kishte Mançester Sitin, Lionin dhe Shaktar Donjeckun. Në këto sfida, të besuarit e Nagelsman nuk morën më shumë se tre pikë dhe u renditën të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *