Barcelona prodhon “robotë” dhe kjo mund të faktohet duke parë futbollin që luajnë ekipet e moshave. Jo vetëm lojë identike me atë të ekipit të parë, por edhe gola “binjakë”. Ka ndodhur në një ndeshje të ekipit U12.
Genis Torejes është autori i golave identikë. Fillimisht e ka mposhtur portierin kundërshtar në minutën e 11-të me një gjuajtje nga jashtë zone, ndërkohë që me të njëjtën mënyrë e ka detyruar atë ta nxjerrë sërish topin nga rrjeta një minutë më pas.
Barcelona ka ndarë me fansat e saj në “Twitter” dy golat dhe kërkon që askush të mos dyshojë se është përsëritje, teksa shkruajnë në video: “Nuk është një përsëritje”. Pamjet janë të qarta: një mrekulli nga vogëlushi Genis Torejes.
? GO-LA-ZO (x2)
? ¿Cómo se puede mejorar un golazo?
? Con otro idéntico al minuto siguiente
? Genís Torrelles (U12)
? Crédito: @FCBMasia
?? pic.twitter.com/0H1oieougW— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) April 18, 2019