Kampionat i çmendur në Kosovë: Bie Feronikeli, Prishtina e Llapi në sulm!

Çfarë gare në IPKO Superliga e Kosovës, ku diferenca mes tre ekipeve të kreut është vetëm dy pikë. Feronikeli kryesues është mposhtur nga Ferizaj, ndërsa Prishtina dhe Llapi kanë marrë pikët e plota në shtëpi. Skuadra nga Drenasi e zhbllokoi ndeshjen që në pjesën e parë me Prekazin, por në fund ishte Krasniqi që shfrytëzoi një gabim të portierit Smakiqi dhe barazoi shifrat. I njëjti lojtar në shtesë realizoi edhe golin e dytë dhe i dha skuadrës së tij tre pikë shprese për mbijetesën. Tanimë Feronikeli e Prishtina ndajnë kreun me pikë të barabarta.

Bardhekaltrit bënë detyrën në shtëpi ndaj KEK-ut të vendit të fundit. Pritej ndonjë fitore me goleadë, por nuk ka ndodhur kështu. Prishtina i është falur një goli të shënuar nga Boshnjaku dhe ka marrë pikët e plota. Ato ishin me më shumë rëndësi.

Llapi, pas fitores me Gjilanin, e sheh veten në garë për titullin kampin. Diferenca prej dy pikësh me Feronikelin e Prishtinën ia jep këtë mundësi. Sa i takon ndeshjes, skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina arriti të kalonte në avantazh me Mentor Zhdrellën. Pjesën e parë Llapi e mbylli në avantazh, ndërkohë që me nisjen e 45 minutave të dyta ishte Endrien Magani që shënoi dhe vendosi baraspeshën. Gjithsesi vendasit nuk u dorëzuan dhe me anë të Behar Maliqit shënuan golin e fitores.

IPKO SUPERLIGA – Java 27
E shtunë, më 13 prill, ora 15:30

Feronikeli-Ferizaj 1-2
Shënues:
Prekazi 41’ / Krasniqi 78’, 93′
Llapi-Gjilani 2-1
Shënues:
Zhdrella 21’, Maliqi 76’ / Magani 52’
Prishtina-KEK-u 1-0
Shënues:
Boshnjaku 36’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *