Ole Gunar Solskjaer ka konfirmuar largimin e parë nga Mançester Junajtid gjatë kësaj merkato vere. Bëhet fjalë për kapitenin Antonio Valencia, i cili pas një dekade në shërbim të “djajve të kuq”, nuk është më në planet e klubit.
Në intervistën për “The Daily Standard”, trajneri norvegjez shpjegoi se ende nuk e ka zgjedhur kapitenin e ri të skuadrës së tij.
“Do të shikojmë se cili do të jetë kapiteni sezonin tjetër. Kam disa lojtarë në mendje. Kemi pasur Antonion (Valencia), i cili do të largohet. Para tij shiritin e ka mbajtur Jang, Smolling, De Gega dhe Pogba”.
PRURJET E MERKATOS – “Kemi lojtarë që mund ta udhëheqin e ekipin. Ne duhet të vendosim se cili do të jetë ai do të flasë në dhomat e zhveshjes dhe në fushë. Është një pozicion që ka disa kritere. Duhet një lojtar që do të zotërojë “themelet kulturore” të klubit tonë, nëse mund të shprehem kështu”.
“E di mirë që s’do të jetë një udhëtim pa dallgë. Do ta kemi të vështirë. Është një situatë ku mbijeton më i forti ose më i miri. Duhet të jemi të pamëshirshëm. Kemi nevojë për lojtarë që do të na çojnë përpara. Duhet lojtarë që stimulojnë grupin për të bërë më mirë. Liverpuli dhe Siti ndodhen shumë larg nesh në këtë aspekt. Sigurisht, kjo nuk na pëlqen”.