River Plejt fitoi finalen e madhe të “Copa Libertadores” kundër Boka Zhuniors, sfidë që u luajt në “Santiago Bernabeu” në Madrid. Një takim spektakolar, ku nuk munguan golat, tensioni dhe festa e çmendur e tifozerive.
Të dyja skuadrat elitare argjentinasë kanë një numër të konsiderueshëm tifozësh, madje kanë dhe tifozë të çmendur. Një tifoz i River Plejt, ka bërë një tatuazh në këmbën e tij, ku është një “Quick Response Code” (Barkodi), me anë të të cilit, dhe me ndihmën e telefonit, shikon direkt golat e takimit mes River Plejt dhe Boka Zhuniors. I pabesueshëm…
¡DE NO CREER?! Un hincha de River se tatuó un código QR que al leerlo el celular, lo remite a un video con los goles de la final de la Copa Libertadores ante Boca. ¡El fútbol nos tiene muy locos?! pic.twitter.com/JqEYnKKtdG
— Actual Fútbol (@ActualFutbol) April 11, 2019