Pas përplasjes së makinës para pak kohësh, Deni Drinkuoter ka përfunduar përsëri në telashe. Mesfushori i Çelsit ka festuar gjatë mbrëmjen e së dielës në një nga club-et e Mançesterit.
29-vjeçari ka konsumuar alkool gjatë gjithë natës në shoqërinë e një miku të tij. Mëngjesi i së hënës e ka kapur lojtarin duke pirë akoma. Policia e ka ndaluar rreth orës 10:30 sipas raportimeve të mediave angleze.
Drinkuoter ka qenë i dehur në timon dhe është arrestuar. Ky sezon nuk po shkon mirë për anglezin. Me ardhjen e Sarrit në stol minutat për të janë reduktuar ndjeshëm. Ai nuk është aktivizuar akoma në kampionat, ndërsa numëron 177 minuta aktivizim në Ligën e Europës dhe Kupë.