VIDEO | Barcelona “vret” kampionatin, Diego Kosta ofendon turpshëm arbitrin

Barcelona ka mbyllur të gjitha diskutimet për titullin kampion me fitoren e sotme ndaj Atletiko Madrid. Titulli i dytë radhazi tani është tani vetëm çështje kohe me katalanasit që ndodhen 11 pikë larg larg madrilenëve të vendit të dytë.

Takimi filloi mbrapsht me skuadrën e Simeones. Diego Kosta tradhtohet nga nervat dhe lëshon një furi ofendimesh drejt gjyqtarit, Gil Manzano, ky i fundit i tregon menjëherë kartonin e kuq në minutën e 28-të.

Edhe pse me 10 lojtarë, Atletiko përshtat mirë dhe vë disa herë në siklet Barcelonën me disa kundërsulme të rrezikshme, ndërsa Jan Oblak bëhet një makth për sulmuesit “Blaugrana”, por deri në minutën e 85-të, kur Suarez e mposht me një goditje të hidhur. Nuk mund të mungonte magjia e Lionel Mesit, i cili dyfishon shifrat vetëm tri minuta pas golit të uruguaianit.

 

Barcelona 2 – 0 Atletiko Madrid
Shënues: Suarez 85′, Mesi 87′

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *