Bolonja mori një nga fitoret më të rëndësishme fundjavën që lamë pas, teksa mposhti 2-1 Sasuolon në shtëpi. Tri pikët e marra e ngjitën në vendin e 17-të ekipin e Mihajloviç, duke lënë zonën e ftohtë për herë të parë këtë sezon.
Goli i fitores u shënua në minutën e 96-të, ku autor ishte Matia Destro. Sulmuesi, ashtu si i gjithë ekipi dhe tifozët u çmend në festë, por kjo gjë i ka kushtuar jo pak. Tashmë, italiani do të qëndrojë jashtë fushave për 3 javë si pasojë e një dëmtimi të marrë gjatë festës së golit.