Në ambjentet e klubit të Real Madrid është folur prej kohësh për një rinovim të “Santiago Bernabeut”. Pikërisht ditën e sotme, presidenti Florentino Perez, ka prezantuar me një video se si do të duket “Bernabeu” i ri.
Pamjet janë mbresëlënëse, me kohëzgjatjen e punimeve që priten të jenë të paktën 3 vite e gjysmë. Për rikonstruksionin do të shpenzohen më shumë se 500 milionë euro. Përpara se të prezantonte videon, Perez mbajti dhe një fjalim, ku u shpreh:
? Bienvenidos a la nueva casa de todos los madridistas
? El Real Madrid presentó “el gran estadio digital del futuro” pic.twitter.com/04wvqFqa6Q— AS (@diarioas) April 2, 2019
“Ky është vendi që është admiruar për 117 vite. Akoma ëndërrojmë ta bëjmë Realin një ndër klubet më të admiruara në Botë. Ky klub i përket të gjithë madrilenëve dhe nuk menaxhohet për të përfituar. Në bazë të këtyre parimeve dhe vlerave kemi punuar deri më sot pa u lodhur. Ky stadium do të jetë një ikonë për klubin dhe qytetin”, përfundoi Perez.