Milani do të presë Udinezen sot në orën 19:00 në “San Siro”. Gara për një vend në Champions është bërë e ashpër dhe kuqezinjtë nuk kanë alternativa përveç tre pikëve.
Xhenaro Gatuzo do të rrezikojë për këtë sfidë. Trajneri do të luajë me dy sulmues. Piatek dhe Kutrone do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë dhe kjo është hera e parë që të dy luanë bashkë.
Lukas Paketa do të aktivizohet në rolin e organizatorit, ndërsa rikthehet dhe Kesi në formacion. Bakajoko është në balotazh me Biljan për rolin e mesfushorit përpara mbrojtjes me francezi favorit. Nuk priten ndryshime në mbrojtje, ndërsa Andrea Konti pritet ta nisë ndeshjen sërish nga stoli.