VIDEO | Ajaksi heroik, triumf titulli me 10 lojtarë ndaj PSV-së

Ajaksi i Amsterdamit ka triumfuar në kryendeshjen e javës së 27-të në Eredivise, teksa mposhti me shifrat 3-1 PSV-në. Një fitore, që rihap totalisht garën për titullin kampion, pasi tani skuadrat ndahen nga vetëm dy pikë, kur kanë ngelur edhe shtatë javë nga fundi.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për “harkëtarët”, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 21-të, kur Shvab, i pafat shënoi në portën e tij.

Në pjesën e dytë, PSV arriti të reagonte, ku në minutën e 58-të Luk De Jong shënoi me kokë, duke vënë baraspeshën. Vlen për t’u përmendur që një minutë më parë, Ajaksi kishte mbetur me një lojtar më pak, pas daljes me të kuq të mbrojtësit Marzaraui.

Gjithsesi, pavarësisht se luajti me një lojtar më pak, Ajaksi kërkoi ta fitonte sifdën, pasi diferenca prej pesë pikësh do të ishte shumë e madhe. E kërkoi dhe ia arriti. Në minutën e 71-të, Dushan Tadiç shënoi nga pika e bardhë, duke çmendur në festë tifozët.

PSV kërkoi të reagonte dhe u hodh e gjitha në sulm, por në minutën e 97-të u kap në kundërsulm nga vendasit, të cilët shënuan dhe golin e tretë, me anë të Neres, duke mbyllur gjithçka në shifrat 3-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *