Moize Ken ishte njeriu i ndeshjes ditën e sotme për Juventusin, me italianin që shënoi golin e fitores. Pas ndeshjes, 19-vjeçari foli për mediat, ku fillimisht u pyet në lidhje me deklaratën e dhënë nga Alegri para sfidës, ku shprehej se Ken nuk është as Mesi as Ronaldo.
“Nëse diçka të tillë e thotë trajneri atëherë është e vërtetë. Sigurisht që nuk jam Kristiano apo Mesi. Shpresoj që një ditë të arrij nivelin e tyre, nëse punoj fort.”
Ken gjithashtu është shndërruar në lojtarin e dytë më të ri që shënon tetë gola në Serie A. Vendin e parë e mban Baloteli, me moshën 18 vjeç e 242 ditë, teksa në lidhje me këtë arritje sulmuesi i Juventusit tha:
“Jam shumë i lumtur për këtë rekord. Siç e kam thënë, jam gati të thyej edhe disa rekorde të tjera. Të punoj fort është ajo që mund të më ndihmojë të tregoj atë që mundem të bëj”, përfundoi 19-vjeçari.