Starova: Nuk vodhëm gjë, kjo është një pikë me vlera

Trajneri i Laçit, Sulejman Starova festoi me skuadrën e tij golin e barazimit, që erdhi vetëm në sekondën e fundit të sfidës. “Bobi” mbetet i pamposhtur në krye të Laçit dhe në dy takimet e para, ka marrë dy barazime. Pas ndeshjes kundër Tiranës, Starova foli për “Supersport”, ku u shpreh:

NDESHJA – “Bëmë një lojë në përgjithësi shumë të mirë, një pjesë e parë që e kontrolluam mirë presionin e Tiranës. Një pakujdësi e vogël na dëmtoi. Njëkohësisht, dy ndërrimet e detyrueshme. U detyruam ta ruanin ndërrimin e fundit. Skuadra reagoi dhe të marrësh një pikë kundër Tiranës, që në këto momente është skuadra më e mirë, është diçka pozitive për ne”.

MUNGESA E SULMEVE – “Një arsye është dy zëvendësimet, që nuk e rifreskuam dot skuadrën, arsyeja e dytë ishte se Tirana u vendos shumë mirë. Ata kishin mundësi të shënonin me penallti, por goli i humbur e pëson pastaj. Besoj se nuk vodhëm gjë. Skuadra më është përgjigjur mirë dhe kjo pikë ka vlera të mëdha për objektivat.

GJYKIMI – “Nuk vodha gjë, morëm atë që merituam. Tirana kishte mundësi të merrte pikët e plota, por unë jam i kënaqur që morëm një pikë dhe një barazim. Meta nuk do të kontestohet më nga historitë e kaluara. Ai mjafton të gjykojë mirë. Nuk e di te penalltia, por në përgjithësi drejtoi mirë” përfundoi Starova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *