Trajneri i Mançester Junajtid, Ole Gunar Solskjaer, ka folur për mediat norvegjeze sa i takon merkatos së “Djajve të kuq”, ku ka zbuluar shumë detaje interesante. Në fjalën e tij, Solskjaer tha:
“Junajtid është një klub që ka shumë para, por qe duhen shpenzuar me shumë kujdes. Njeërëzit që me njohin, e dinë sesi unë jam dhe jam i bindur se do t’i shpenzoj ato para me shumë kujdes dhe me shumë arsyetim. Kam një plan me klubin, kemi filluar të studiojmë lojtarë që para shumë kohësh.
Di dhe kush do të qëndrojë këtu, kush do të largohet. Nuk do të harxhojmë para sa për të harxhuar para. Kemi disa probleme me kontratat e lojtarëve që skadojnë, por po punohet që të kemi sa më shumë rinovime”, tha Solskjaer.