Barcelona është një nga skuadrat më të mëdha të historisë së futbollit dhe lojtarët që kanë mbajtur veshur fanellën katanalase kanë qenë dhe janë futbollistët më të mirë në botë. Magji me këtë fanellë kanë dhuruar emra si Maradona, Krojf, Rajkard, Ronaldinjo, Iniesta, Ksavi, Mesi dhe shumë të tjerë, por është “Pleshti” argjentinas ai që ka vendosur diktat të plotë.
Një sondazh që ka zgjatur më shumë se një javë në faqen zyrtare të Barcelonës është bërë me qëllim që të zgjidhet goli më i bukur i të gjitha kohërave të shënuar nga një futbollisti Barcelonës dhe tifozët votuan. Surpriza nuk kishte dhe dominimi i Mesit u pa edhe një herë. Kjo për shkak se vendin e parë, të dytë dhe të tretë të golave më të bukur mbanin firmën e argjentinasit.
Goli më i bukur në historinë e Barcelonës është ai i Lionel Mesit kundër Getafes në vitin 2004, ku argjentinasi driblon të gjithë skuadrën kundërshtare dhe shënon një gol fantastik.