Kandidatët për stolin e Shqipërisë, sa shumë diferenca në paga

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka mori vendimin për të shkarkuar trajnerin Panuçi pas humbjes kundër Turqisë dhe tashmë, numri një i FSHF-së do të emërojë një trajner të ri në krye të Shqipërisë. Emrat e përfolur janë disa, por Donadoni, Edi Reja dhe Besnik Hasi janë ata më të lakuarit.

Në emisionin “Opinion”, presidenti Duka zbuloi rrogën që përfitonin në sezon stafi i Panuçit dhe ai i paraardhësit të tij, Xhani De Biasit. Sipas Dukës, dy teknikët italianë paguheshin 200-250 mijë euro në vit. Roberto Donadoni, i cili për herë të fundit ka drejtuar Bolonjën në Serie A, paguhej 900 mijë euro në sezon.

Edi Reja, që ka disa vite që është pa skuadër, përfitonte 600 mijë euro te Atalanta. Diferencat me dy teknikët e parë italianë, De Biasi dhe Panuçi, janë të konsiderueshme. I vetmi trajner shqiptar që po përflitet për të marrë drejtimin e kombëtares, Besnik Hasi pëfiton një milionë euro në sezon në Arabinë Saudite, ku ka drejtimin e Al Raed.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *