Alan merr vendimin për të ardhmen, ja kush e bindi

PSG kërkoi gjatë merkatos së janarit shërbimet e Alan, por Napoli nuk hoqi dorë nga pretendimet e larta. Braziliani është një nga pikat më të forta të ekipit të Ançelotit, ndërsa presidenti De Laurentis fliste për një çmim kartoni rreth 100 milionë euro.

Ekipi francez nuk është dorëzuar dhe do të tentojë përsëri në verë për Alan. Kësaj radhe mund të marrë një përgjigje pozitive nga lojtari, i cili është bindur përfundimisht për t’u transferuar në kryeqytetin francez.

Sipas raportimeve të “Uol Esport”, kanë qenë brazilianët e PSG, atë të cilët kanë bindur 28-vjeçarin të pranojë ofertën e PSG. Tiago Silva, Nejmar, Markuinjos dhe Dani Alvesh ia kanë dalë t’i mbushin mendjen Alanit që të bashkohet me ta sezonin e ardhshëm.

Mesfushori nuk kërkon të ndahet keq me Napolin dhe tifozët. Tashmë PSG duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me Napolin, ndërsa oferta e tyre pritet të sillet rreth shumës 90 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *