Merkato e nxehtë për Bajernin, shumë pranë firmës me dy futbollistë

Bajerni i Mynihut ka siguruar shërbimet e Benjamin Pavard për 35 milionë euro nga skuadra e Shtutgartit dhe presidenti i klubit, Uli Hënes ka siguruar tifozët bavarezë se merkato vetëm sa ka filluar dhe do të ketë shpenzime shumë më të mëdha. Mediat gjermanë kanë nisur hulumtimin për të gjetur lojtarët që mund të vijnë te kampionët e Gjermanisë dhe kanë zbuluar 2 emra.

I pari është Lukas Hernandez, kampioni i botës me Francën, kartoni i të cilit zotërohet nga Atletiko Madrid. Hernandez ka një klauzolë prej 85 milionë eurosh dhe Atletiko është gati ta lërë të lirë, edhe nëse arrihet një akord për një shumë disi më të vogël. Bajerni ka nisur tratativat dhe janë gati të paguajnë deri në 50 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit të majtë.

Një emër tjetër është në listën e bavarezëve. Ai është i shumëkërkuar Matias De Ligt. Kapiteni i Ajaksit është “diamanti” më i lakmuar nga të gjitha skuadrat, por me zhvillimet e fundit, Bajerni është skuadra favorite për të marrë kartonin e tij. Holandezi nuk do të jetë një lojtar i lirë, por sipas fjalëve të presidentit Hënes, Bajerni është gati të lëshojë dorë dhe të bëjë çmendurira në merkaton e verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *