Armando Sadiku shënoi golin e parë në sfidën e fituar 3-0 përballë Andorrës, një gol shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë tanë por dhe për vetë Sadikun, i cili parakalon kështu në renditjen e golashënuesve sulmuesin Hamdi Salihi.
Ky i fundit ishte në një lidhje me “Supersport” gjatë kohës kur Sadiku po fliste pas ndeshjes dhe nuk ngurroi ta përgëzojë numrin 10 të Shqipërisë për faktin se e parakaloi në listën e golashënuesve. Hamdi Salihi i tha Sadikut: “Më bëhet qejfi që shënove ti e Bekimi. E di sa ke vuajtur. Më tepër se parashikim, ishte urim. Uroj të shënosh sa më shumë.”
Salihi ka shënuar 11 gola me kombëtaren kuqezi në 50 takime që ka përfaqësuar Shqipërinë, ndërsa Sadiku shënoi golin e 12-të në vetëm 35 takime. Shkodrani foli edhe për çështje të tjera.
“Organizimi i lojës nga mbrojtësit? E dëgjova trajnerin. Kur ishim me De Biazin ishte Kukeli që u afronte dhe e çonte topin përpara. Futej në linjë me mbrojtësit dhe e bënte shumë mirë. Tani mund ta bëjë Basha”.
“Asist Bulku në Norvegji, ju gol? E thashë edhe para ndeshjes, që nuk i kisha në dyshim aftësitë Ervinit. Përgëzova presidentin që i ka besuar, pasi unë i di aftësitë e tij. E ardhmja ime? Kam nisur që tani si zëvendëstrajner. Besoj se në qershor, ose më herët do jetë fundi i të luajtur në fushë. Për momentin jam duke mësuar shumë”.