Analiza e trajnerit të Andorrës: Ja pikat më të forta të Shqipërisë

Trajneri i përfaqësues së Andorrës, Koldo Alavarez, ka folur për mediet vendase në prag të sfidës ndaj Shqipërisë. Në një analizë të shkurtër të ekipit tonë, Koldo, vlerësoi shpejtësinë e lojtarëve të krahut dhe forcën e sulmuesve tanë. Tekniku i Andorrës bëri dhe një koment të shkurtër për shkarkimin e trajnerit Kristian Panuçi”.

“Janë një kombëtare që të befason me shpejtësinë që kanë lojtarët e krahut, por edhe me fuqinë e madhe që kanë qendërsulmuesit e tyre si Bekim Balaj ose si Armando Sadiku, që është një lojtar me karakteristika të tjera”.

SHKARKIMI I PANUÇIT – “Ndryshimi i trajnerit mund të rrisë motivimin në skuadër, gjithsesi është një situatë që ne do të mundohemi ta përdorim në favorin tonë”.

Kapiteni Ildefons Lima vlerësoi ekipin tonë përfaqësues duke vlerësuar cilësinë e lojtarëve tanë. “Nuk është një skuadër më e lehtë se Islanda. Shqipëria ka lojtarë që luajnë në skuadra të mira dha kanë pasur shumë suksese gjatë viteve të fundit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *