Formacioni i rrjeteve sociale, njihuni me italianët më të famshëm

Sot jetojmë në epokën e rrjeteve sociale, që kanë rëndësi të madhe për të gjithë futbollistët dhe jo vetëm. Mund të mos shkëlqesh shumë në fushë, mund të mos shënosh shumë gola, por mjafton të zbavitësh ndjekësit e tu, duke i befasuar me postime origjinale.

Një studim është kryer për 11-të lojtarët italianë me të suksesshëm në “instagram”. Konfirmime, por edhe befasi të ndryshme. Në krye qëndron, dihet, Mario Baloteli. Sulmuesi i Marsejës është shumë i njohur, poston pafund, madje golin e shënuar kundër Saint Etienit vendosi ta festonte ndryshe.

Një lidhje live në “instagram” nga fusha e blertë, një trend i thyer dhe plot 8.6 milionë ndjekës. Pas tij renditet Xhanluixhi Bufon. Portieri i PSG gëzon një famë të madhe dhe ai numëron 7.3 milionë ndjekës. Podi kompletohet nga një tjetër italian, i cili aktivizohet në kampionatin francez. Flasim për Marko Verratin, një nga pikat kyçe të mesfushës së PSG-së dhe Italisë.

26-vjeçari numëron 4.3 milionë fansa. Pas tij vjen Klaudio Markizio. Mesfushori la Juventusin në verë pas një jete me ngjyrat bardhezi në supe për t’u transferuar te Zeniti në Rusi. Ai numëron 4.1 milionë ndjekës dhe vazhdon të jetë një nga lojtarët më të dashur në Itali.

El Sharaui i Romës renditet i pesti, ndërsa pas tij vijnë katër juventinë. Donaruma i Milanit është më i riu i kësaj renditje, ndërsa Darmian i Mançester Junajtid renditet në vendin e 11-të me 1.3 milionë ndjekës.

Renditja e 11-të lojtarëve italianë me më shumë fansa në “instagram”

Mario Baloteli – 8.6 milionë ndjekës
Xhanluixhi Bufon – 7.3 milionë ndjekës
Marko Verrati – 4.3 milionë ndjekës
Klaudio Markizio – 4.1 milionë ndjekës
Stefan El Sharaui – 3.7 milionë ndjekës
Leonardo Bonuçi – 3.6 milionë ndjekës
Xhorxhio Kielini – 3.3 milionë ndjekës
Federiko Bernardeski – 1.9 milionë ndjekës
Andrea Barzalji – 1.7 milionë ndjekës
Xhanluixhi Donaruma – 1.6 milionë ndjekës
Mateo Darmian – 1.3 milionë ndjekës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online