Janë luajtur ndeshjet e vlefshme për javën e 18-të në Kategorinë e Dytë të futbollit dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Në grupin A, Vllaznia B është mposhtur 0-3 nga skuadra e Luzit, ndërsa Tërbuni ka shkatërruar Internacionalin me rezultatin 4-0.
Në ndeshjet e Grupit B, bie në sy dominimi i Shkumbinit, që ka triumfuar 1-5 në transfertë kundër Përmetetit. Shkumbini udhëheq bindshëm edhe në renditjen e kampionatit në Grupin B. Maliqi mposhti Këlcyrën 3-1, ndërsa Butrinti merr një sukses të pastër 3-0 kundër Delvinës. Fitore kanë marrë dhe Devolli me Tepelenën, që mposhtn respektivisht Naftëtarin dhe Skraparin. Albpetroli ka marrë një fitore në sekondat e fundit në trasfertë kundër Gramozit, duke triumfuar 2-3 falë një goli të Muhametajt në minutën e fundit të takimit.
Kategoria e Dytë, java 18
Grupi A
Vllaznia B – Luzi 2008 0-3
Tavani 21’, Mziu 41’, Baholli 81’
Tërbuni – Internacional 4-0
Zagani 7’, Sejdini 34’ 50’, Medini 88’
Grupi B
Maliqi – Këlcyra 3-1
Ametlli 47’, Çaushllari 67’, Çelniku 76’ / Mahmutaj 74’
Devolli – Naftëtari 2-0
A. Xhaka 54’, Kame 72’
Përmeti – Shkumbini 1-5
Llamaj 42’ / Xhyra 12’ 43’, Ramazani 25’, Bullari 50’, Lila 77’
Butrinti – Delvina 3-0
Llollaj 15’, Dhrami 34’ 74’
Tepelena – Skrapari 1-0
V. Xhafa 29’
Gramozi – Albpetrol 2-3
Baki 19’, Kodra 44’ / Kumanaku 21’, Prifti 73’, Muhametaj 90’