Mesi i muajit shtator ishte i pafat për një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kukësit. Besar Musolli, në takimin kundër Teutës në Durrës u zëvendësua dhe pas kontrolleve mjekësore u vu re se kishte këputur ligamentin e gjurit. Automatikisht gjashtë muaj jashtë fushave të blerta.
Musolli më pas edhe njoftoi largimin nga Kukësi, ashtu si edhe klubi verilindor u përshëndet me lojtarin. Reagimi i tifozëve ishte i menjëhershëm. Mesfushori ka qenë pjesë e rëndësishme e sukseseve të Kukësit në gjithë rrugëtimin e këtij klubi në elitë.
Të parin trofe Kukësi e ka ngritur pas golit të Musollit. Mesfushori realizoi në vitin 2016 golin e fitores në finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Laçit. Prapakthehu dhe largimi i Musollit nuk u bë në asnjë moment realitet.
Në janar ai iu bashkua ekipit në fazë përgatitore. Pas shumë muajsh pa futboll, tanimë Musolli është gati dhe madje para një ndeshjeje si ajo me Partizanin. Normalisht ende nuk mund të luajë titullar, por trajneri Ramadan Ndreu mund ta përfshijë gradualisht në lojë.