Nejmar sherr me PSG, arsyeja është Dani Alvesh!

Nuk ka kurrë qetësi te PSG, klub ndër më të pasurit në planet, gjë që krijon edhe tension, sepse nuk po arrihen objektivat e klubit në Europë, përtej dominimit në Francë.

Në një kohë që mbetet temë dite lufta mes klubit dhe mesfushorit Adrien Rabiot, i pezulluar për faktin se ka refuzuar rinovimin, tashmë del në dritë edhe një çështje e re.

Sipas spanjolles “AS”, Nejmar është grindur keq me presidentin Naser Al-Kelaifi dhe arsyeja është Dani Alvesh.

Veterani brazilian, tashmë 35 vjeç, ka kontratë deri në qershor të këtij viti dhe PSG i ka ofruar rinovim vetëm për një vit, me pagën që do të varet nga numri i ndeshjeve që mbrojtësi do të luajë.

Kjo gjë e ka zhgënjyer pa masë ish-yllin e Barcelonës, i cili ka refuzuar dhe kërcënon me largim.

Kjo ka bërë që Nejmar t’i kërkojë klubit zgjidhje të menjëhershme, pasi Dani Alvesh duhet të qëndrojë në Paris, sa për cilësitë e tij, ashtu edhe për faktin se Nejmar kërkon të jetë i rrethuar nga miq dhe bashkëkombës.

Edhe trajneri Tomas Tuhel është në një linjë me Nejmar, sipas “AS”, duke i theksuar presidentit Al Kelaifi rëndësinë e Alvesh në fushë, por edhe në dhomat e zhveshjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *