Shezni: Hleb i varur nga alkooli, Nasri mendonte se ishte gangster

Portier i Juventusit, Vojçev Shezni, ka qenë pjesë e një emisioni në “YouTube”, ku ka folur në lidhje me disa nga ish-kolegët e tij te skuadra e Arsenalit.

Komentet më interesante ishin ato për bjellorusin Aleksandër Hleb dhe francezin Samir Nasri. I pari kishte probleme me varësinë nga alkooli, ndërsa i dyti kishte një karakter aspak të pëlqyeshëm.

HLEB – “Mund të kishte arritur shumë më shumë gjëra në futboll. Kishte përpara vetes një karrierë të madhe, por i pëlqente të konsumonte shumë alkool”.

Hleb

VAN PERSI – “Ishte një lojtar jashtëzakonisht shumë arrogant. Zgjodhi të shkonte te Mançester Junajtid ku fitoi një titull, por vetëm aq. Më pas përfundoi në Turqi dhe karriera e tij e madhe mori fund. Jam i sigurt se do të kishte arritur më shumë gjëra tek Arsenali”.

NASRI – “Ai ishte ndër ata tipat që mendonte sikur ishte ndonjë gangster. Çdokush ka njohur tipa të tillë në shkollë, tipa që kishin disa shokë të mëdhenj dhe kjo nuk është gjë e bukur”, përfundoi Shezni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *