Murinjo tregon prapaskenat: Reali ia ka frikën vetëm kësaj skuadre

Zhoze Murinjo ishte emri më i përfolur për të marrë drejtimin e Real Madridit pas shkarkimit të Santiago Solarit, por presidenti Florentino Perez vendosi të rikthejë Zinedin Zidanin në krye të stolit. Megjithatë, kjo gjë nuk e ka penguar portugezin të flasë për skuadrën kryeqytase spanjolle, ku ka treguar një detaj shumë të veçantë dhe të panjohur për publikun e gjërë.

Për mediat spanjolle, Zhoze Murinjo tha: “Mendoj se për 7-8 vite, Reali i Madridit nuk e kishte kaluar fazën çerekfinale në Ligën e Kampionëve. Në vitin e parë që mora drejtimin, në çerekfinale kishim Lionin, një short shumë i mirë për ne, por klubi i frikësua shumë. Në të gjitha ambientet ndihej panik dhe tension, nuk e kuptoja. Lioni është një skuadër e mirë, por është vetëm Lioni”, u shpreh portugezi.

Nën drejtimin e “Special One”, Reali i Madridit nuk arriti të triumfojë në Ligën e Kampionëve, por u kualifikua në tri vite radhazi në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni, një përmirësim i dukshëm nga Reali i para se Mou të merrte drejtimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *