VIDEO | Ramadani i pafat në Danimarkë, portieri bën çmenduri “alla-Karius”

Skuadra daneze e Vejles ku luajnë Ylber Ramadani dhe Arbnor Muçolli nuk po kalon një moment të mirë. Pozitat e skuadrës në tabelë janë si mos më keq, në fund të tabelës me 20 pikë.

Ditën e sotme Vejle kishte një transfertë të vështirë ndaj Esbjerg, por skuadra ia doli që të shkonte në minutat shtesë me një rezultat 1 – 1. Megjithatë, nuk ishte e shkruar që Ramadani me shokë të dilnin nga ky takim me pikë.

Në minutën e 92-të, portieri i Vejles bën një çmenduri “alla-Karius”, duke i dhuruar topin lojtarit kundërshtar që i vetëm me portën e boshatisur nuk gaboi. Me vetëm tre minuta të mbetura, skuadra e mesfushorit shqiptar e pati të pamundur të baraspeshonte rezultatin edhe pse kundërshtarët ishin me 10 lojtarë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *