VIDEO |  Barazim rekordi dhe gol spektakolar, shijoni “perlën” e Leo Mesit

0

Lionel Mesi debutoi në tetor të vitit 2004 me fanellën e Barcelonës. Në 15 vite “pleshti” është shndërruar në lojtarin më të madh të historisë së klubit katalanas. Nga Barcelona e atij viti të largët nuk mbetur më asnjë lojtar përveç atij.

Sfida e sotme ndaj Betis sjell një rekord shumë të veçantë për Mesin, i cili barazoi rekordin e Iniestës prej 674 ndeshjesh me Barcelonën. “Pleshti” tani mban vendin e dytë, ndërsa vendi i parë mbahet nga Ksavi Hernandez, i cili ka grumbulluar 767 ndeshe me katalanasit. Gjithsesi Mesit mund t’i mjaftojnë dy vite për ta kapur ish-mesfushorin.

Nuk kishte si të mungonte një gol i veçantë për një ndeshje të veçantë,. “Pleshti”, mendoi të shënonte një gol fantastik nga një goditje standarde, ndërsa pjesën e parë e mbylli me një dopietë.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.