Agolli i jep fund në Azerbajxhan, familja e çon në SHBA

Ansi Agolli i ka dhënë fund një “kapitulli” 9-vjeçar në Azerbajxhan me skuadrën e Karabagut. Në fillim të ndeshjes ndaj Sabail, trajneri i ekipit Kurban Kurbanov ia dha  mbrojtësit shqiptar i dha një fanellë me numrin 317, që është numri i ndeshjeve të Agollit me klubin azer.

Në përfundim të takimit trajneri i Karabagut, sqaroi arsyen e largimit të 36-vjeçarit: “Nuk ka njerëz në futbollin tonë që nuk e duan Agollin, por familja e tij ndodhet në Amerikë, i uroj fat”, tha
Kurbanov.

Ndërkaq, vetë lojtari përgatiti një mesazh lamtumire për tifozët e tij. Një video speciale me kohëzgjatje pesë minuta, ku Agolli jep përshëndetet me fansat Karabagut në gjuhën azere.

Sipas sajtit “sportal.az”, Agolli është në negociata me ekipin amerikan “New York Cosmos”. Në një intervistë të dhënë me këtë portal, Agolli shpjegoi vendimin për t’u larguar nga Azerbajxhani pas thuajse një dekade:

 – U zhgënjeve që nuk luajte sot?
– 
“Jo, nuk u mërzita. Jam futur 317 herë në fushë me fanellën e Karabagut. Ky ekip është gjithçka për mua”

– Po largoheni për shkak të familjes, apo ka ndonjë arsye tjetër?

“Sigurisht familja luajti rol të madh në këtë vendim. Ata jetojnë në SHBA. Mendoj se ky është hapi i duhur. Ndonjëherë të duhet të marrësh disa vendime të dhimbshme. Çdo fillim e ka një fund”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *