Kombëtarja jonë kuqezi do të nisë eleminatoret e Euro 2020 javën e ardhshme, teksa do të luajë ndaj Turqisë dhe më pas ndaj Andorrës. Në grup me ne gjithashtu është edhe kampionia e Botës, kombëtarja e Francës.
Pikërisht këta të fundit kanë bërë zyrtare listën e të grumbulluarve për sfidat ndaj Moldavisë dhe Islandës. Në listën e lojtarëve bie në sy grumbullimi i Kurt Zuma dhe lënia jashtë përsëri e emrave si Ajmerik Laport i Mançester Sitit apo Lengle i Barcelonës.
Ndërkohë, në repartin ofensiv Deshamp ka grumbulluar plot 7 lojtarë, ndërsa për mesfushën vetëm 5, ku në sy bie grumbullimi i lojtarit të Lionit, Ndombele, si dhe lënia jashtë e mesfushorit të Romës, Stiven Nzonzi.