UEFA toleron, i heq dënimin sulmuesit të Arsenalit

Skuadra e Arsenalit mori një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e së dielës kundër Mançester Junajtid, por kundër Renes në “Europa League”, u turpërua me rezultatin 3-1. Në atë sfidë, mungoi sulmuesi Lakazet, i cili u ndëshkua me karton të kuq në raundin paraardhës, në sfidën kundër BATE Borisov.

Francezi u dënua me tri ndeshje dhe mendohej se do të mungonte edhe në ndeshjen e kthimit kundër Renes, që do të luhet në “Emirates”, por UEFA e ka toleruar klubin anglez, duke e lejuar sulmuesin që të zbresë në fushë në takimin që do të luhet ditën e enjte.

Arsenali duhet të përmbysë atë humbje 3-1 në Francë dhe Lakazet do të jetë një armë më shumë nën urdhrat e trajnerit spanjoll të “Topçinjve”, Unai Emeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *