Arbitrat në Kupë, një “ekspert” dhe një durrsak të zgjedhurit

Rikthehet futbolli dhe ndodh përmes Kupës së Shqipërisë. Sot luhen dy takime dhe i pari zhvillohet në qetësi totale. Në stadiumin “Elbasan Arena do të dëgjohen stafet teknike dhe lojtarët, pasi Partizani e Luftëtari nuk do të kenë mbështetjen e tifozëve. Të kuqtë janë të dënuar të luajnë dy ndeshje pa tifozë. Për këtë përballje janë caktuar edhe gjyqtarët, teksa kryesor do të jetë Klodian Shahini nga kolegjiumi i Durrësit.

Sfida tjetër, ajo që luhet në stadiumin “Niko Dovana” mes Teutës e Kukësit, është mjaft interesante. Në këtë sfidë gjyqtar do të jetë një me stemën e FIFA-s, konkretisht Enea Jorgji. Kjo përballje luhet prej orës 17:00.

KUPA E SHQIPËRISË – FAZA ÇEREKFINALE
E martë, më 12 mars 2019

ORA 14:00 | PARTIZANI-LUFTËTARI
Gjyqtarë: Klodian Shahini, Fatmir Lamaj, Alfred Shkreta, Andi Koçi
Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Pajtim Aliko

ORA 17:00 | TEUTA-KUKËSI
Gjyqtarë:
Enea Jorgji, Dojando Myftari, Ermal Barushi, Olsi Sokoli
Delegat: Astrit Maçi; Vëzhgues: Plarent Kotherja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *