Trajneri i Atalantas, Xhianpero Gasperini është në qendër të kritikave pas gjestit të tij të shëmtuar, ku është konfrontuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Sampdorias, Masimo Lenca. Një përplasje mes dy personazheve pa Lencan të shtrirë në tokë në tunelin e stadiumit.
Vetë Gasperini tha për mediat italiane: “Nuk e godita. E njoh Lencan prej shumë kohësh. Më kishte zënë rrugën në tunel dhe e shtyva. Ai u rrëzua vetë! E njoh mirë, ka shumë vite te Sampdoria dhe i ka zakon sjellje të tilla. Ky person është provokator, edhe vjet kur po largohesha më erdhi nga pas duke duartrokitur me ironi”.
Ndërsa zëvendëstrajneri i Sampdorias, Romei tha: “Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Gjesti i Gasperinit? Episod shumë i shëmtuar dhe i dënueshëm. Ai goditi Sekretarin tonë të Përgjithëm, Masimo Lenca. E gjitha kjo nuk ka të bëjë me futbollin.”