Boksieri shqiptar Xhulio Vrenozi ka arritur fitoren e 13-të në karrierë në duelin e zhvilluar sot në “York Hall” në Londër. 26-vjeçari nga Fieri mundi lituanezin Edvinas Pupaluskas me rezultat 59 – 56.
Vrenozi bokson në peshën “super welterweight” dhe është shpallur disa herë kampion në rang kombëtar, ndërsa prej disa vitesh stërvitet në Itali.
Vrenozi takes it 59-56 and moves to 13-2 #boxing #daretodream pic.twitter.com/BLV9EyLcp9
— Goodwin Boxing (@Goodwin_Boxing) March 9, 2019
Ndër spektaktorët e këtij takimi ishte dhe Florian Marku, i cili para pak muajsh u dorëhoq nga artet marciale të kombinuara për të filluar një karrierë të re në boks.