Skuadra e Romës ka bërë një sezon për t’u harruar deri më tani dhe rezultatet aspak të mira kanë bërë që të ketë ndryshime të shumta në stafin teknik. Trajneri Di Françesko u shkarkua, por nga Roma u largua dhe drejtori Monçi.
Ky i fundit kërkohet me ngulm nga skuadra e Arsenalit, me “Topçinjtë” e Londrës që ishin gati të paguanin dhe klauzolën e tij prej 2 milionë eurosh. Por tashmë që Monçi është pa kontratë, Arsenali e mirëpret me krahë hapur.
Nga skuadra londineze u largua Sven Mislintat dhe Monçi shihet si pasuesi ideal i tij. Spanjolli ka raporte shumë të mira me trajnerin e Arsenalit, Unai Emeri, pasi kanë punuar dhe më parë së bashku. Gjithçka duket e kryer, por pritet vetëm zyrtarizimi i Monçit te skuadra e Arsenalit.