VIDEO | Kualifikimi i Junajtid: “tërbohen” Lingard, Evra dhe… Pogba

Mançester Junajtid kompletoi një ndër çmenduritë më të mëdha në futboll. Pavarësisht se i mungonin më shumë se pesë lojtarë të rëndësishëm, u bënë ekipi i parë, që arrin të përmbysë një humbje në shtëpi me dy gola diferencë në ndeshjen e parë.

Festa, padyshim ishte e pafundme, ku përveçse lojtarëve në fushë edhe ata që nuk ishin të pranishëm festuan në mënyrë pambarimisht këtë sukses. Xhesi Lingard, i cili mungonte për shkak dëmtimi, e pa ndeshjen nga shtëpia dhe në llogarinë e tij në Instagram ka postuar video nga momenti i penalltisë së Rashford, ku pasi i jep besim përpara se të godasë, feston golin si i çmendur.

Edhe pas ndeshjes, anglezi ka postuar nje tjetër video, ku shfaqet duke festuar dhe duke thënë: “Kjo është ajo që bëjmë! Mentaliteti i Mançester Junajtid.”

https://www.instagram.com/p/BuryXUrH_ho/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=mukztb6kzsrd

Gjithashtu, festë e madhe ishte dhe në shkallët e stadiumit të “Parc des princes”, ku ndeshjen po e shijonin Pol Pogba, i cili mungonte për shkak të kartonit të kuq, si dhe Patris Evra, ish-lojtar i Junajtid. 

https://www.instagram.com/p/BurwWPOFcq4/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=nd18e4mbzcyt

Dyshja franceze, në momentin e festimit thonë dhe fjalët, që ndoshta mund të jenë edhe disi thumbuese: “Ici c’est Manchester United”, pra “Ky është Mançester Junajtid”, nisur kjo edhe nga motoja që ka PSG, e cila shkruan: “Ici c’est Paris”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *