Mançester Junajtid është një ndër ekipet më të pafat të momentin, për sa i përket dëmtimeve të lojtarëve. Gjithçka nisi në përballjen e parë me PSG-në, ku u dëmtuan Xhesi Lingard si dhe Antoni Martial.
Më pas, në ndeshjen ndaj Liverpulit, u dëmtuan Lingard përsëri, Huan Mata dhe Ander Herrera. Fundjavën që lamë pas, për t’i vënë kapakun momentit të pafat që po kalojnë “djajtë e kuq”, mendoi Aleksis Sançez, i cili la lojën i dëmtuar në minutën e 52-të.
Kur kanë kaluar disa ditë nga episodi, së fundmi është raportuar edhe koha që do t’i duhet kilianit për të marrë veten. Sipas mjekut të kombëtares së Kilit, Sançez do të qëndrojë jashtë fushave për 6-8 javë. Tjetër humbje e madhe për Solskjaer, i cili në prag ka ndeshjen e kthimit ndaj PSG.