Spaleti “thumbon” Ikardin: Ekipi ndihmohet në fushë

Luçiano Spaleti foli para mikrofonit të “Sky Sports” pas humbjes që pësoi ekipi i tij në transfertën kundër Bolonjës. Tekniku toskan tha se skuadra e tij po shfaq shumë luhatje, ndërsa nuk harroi të fliste as për sulmuesin Mauro Ikardi.

NDESHJA – “Mesa po shoh, jemi një ekip me shumë koklavitje. Nuk jemi të njëjta nga ndeshje në ndeshje ose gjatë periudhave të caktuara. Na ndodh që të bëjmë lojëra të një niveli shumë të lartë, ndërsa ndeshjen tjetër zhytemi krejtësisht. Nuk po arrijmë të jemi konstant me futbollin që duam të luajmë”.

ARBITRAT – “Po ka pasur disa probleme si ato që ndodhën në ndeshjen me Fiorentinën. Këto gjëra mund të ulin besimn te lojtarët, por nëse vesh këtë fanellë duhet të dish të përballosh situata të tilla”.

IKARDI – “E kam thënë gjithmonë se mënyra më e mirë për të treguar se e dashuron Interin është që të futesh në fushë. E përsëris, po presim që gjërat të qartësohen. Atij i duhet dhe një javë që të mbarojë planin e riaftësimit, që pritet t’i japë fund dhimbjes që ai po ndjen në gju. Pasi të mbarojë trajtimi ai dhe i dëmtuari tjetër Keita do të rikthehen në fushë”.

Më pas Spaleti u pyet nga paneli i “Sky Sports” se përse Ikardi nuk shtrëngon dot dhëmbët dhe të luajë me dhimbje siç kishte deklaruar në një letër të pak ditëve më parë. Kjo pyetje e acaroi teknikun toskan, i cili u përgjigj: Përse më pyesni ndryshe për Ikardin dhe ndryshe për Keitan. Përse nuk pyesni kur do të rikthehet Keita. Ju po sugjeroni se ka diçka që nuk shkon në sjelljen e tij, prandaj bëni këto lloj pyetjesh. Nëse nuk jeni të bindur, ky është problemi juaj”.

 

RANOKIA SULMUES – “Ai zëvendësim kishte të bënte me lojën që po zhvillonte Kaljari në pesë minutat e fundit. Në ato lloj rrethanash ishte e kotë të fusja një lojtar të shpejtë. Na duhej një lojtar i gjatë që shfrytëzonte me kokë harkimet e tona”, përfundoi trajneri i Interit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *