Mbrojtësi i Teutës, Renato Arapi, po bën paraqitje shumë të mira që nga transferimi i tij në muajin janar, madje edhe ka shënuar një gol në kampionat, atë përballë Kukësit. Teuta vjen pas një humbjeje kundër Luftëtarit në transfertë, humbje që i largoi tepër nga kryesuesit e Partizanit. Megjithatë, për “RTSH Sport”, Arapi pranoi se Teuta është ende brenda objektivave:
SITUATA NË EKIP – “Normale që mendohet se morali ka rënë në skuadër, por nuk besoj se është kështu. Ekipi është brenda objektivave dhe kjo javë na rezervon një ndeshje shumë të rëndësishme. Duke parë situatën e Skënderbeut, që kanë nevojë për pikë, do të vijnë këtu për të na prishur punë”.
NDESHJA SI “ISH” – “Pas shumë viteve të suksesshme me Skënderbeun, erdhi koha që të luaj kundër tyre. Është një sfidë shumë e veçantë, pasi unë kam ende shumë respekt dhe shumë dashuri për atë skuadër dhe për atë klub”,- u shpreh Arapi.