Eksperienca e parë e Maldin Ymerajt në kampionatin shqiptar ka qenë me Kukësin, ku u transferua gjatë janarit të vitit të kaluar. Gjatë gjashtë muajve ku ishte pjesë verilindorëve, hapësirat për 23 –vjeçarin qenë të pakta.
Në një intevistë për “RTSH Sport”, futbollisti i Luftëtarit është shprehur se takimi i fundjavës ndaj ish-ekipit e gjen atë akoma më të motivuar.
“Çdo gjashtë muaj në futbollin shqiptar ndërrohen lojtarë, por filozofia që fillon që nga presidenti ngelet e njëjta. Nej jemi çuna me shumë motivim dhe na kanë ardhur djem të mirë me shumë kualitet”.
“Unë personalisht kam një motivim më shumë për ndeshjen me Kukësin. Nuk u ndjeva mirë tek ajo skuadër, më mungonte motivimi, pata disa probleme personale. Kam besim se do të marrim një rezultat pozitiv”, tha Ymeraj.