Përballja midis AEK-ut të Athinës dhe Ajaksit të Amsterdamit më 27 nëntor, mori vëmendje të madhe nga mediet botërore për përplasjet midis dy tifozerive. Dhunë brenda e jashtë stadiumit dhe madje sulme me bombë molotov, të gjitha këto kanë mjaftuar që UEFA të japë një dënim ekzemplar.
Kampionët në fuqi të Greqisë janë dënuar me një pezullim një vjeçar nga kompeticionet e UEFA-s, që do të hyjë në fuqi në edicionin e radhës, ku klubi nga Athina do të kualifikohet.
UEFA nuk është mjaftuar vetëm me kaq. Krahas përjashtimit AEK do të luajë më dyer të mbyllura dy ndeshjet e ardhshme në Europë, ndërsa klubi do t’i duhet të paguajë dhe një gjobë prej 80 mijë eurosh.
https://twitter.com/ultrastyle01/status/1067489890462511109
PAMJE TË RËNDA