Skuadra e Liverpulit luajti e përgjysmuar në takimin kundër Bajenrit të Mynihut në Ligën e Kampionëve, për shkak se trajnerit Klop i mungonin tri qendërmbrojtësit kryesor të skuadrës, Virxhil Van Dajk, Dejan Lovren dhe Xho Gomez.
Edhe pse me shumë mungesa, Liverpuli ia doli të mbajë rrjetën e paprekur dhe do të udhëtojë drejt Mynihut me një rezultat 0-0 të arritur në “Anfield”. Për strategun Klop, ka lajme të mira. Mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, holandezi Van Dajk, është rikthyer në stërvitje.
27-vjeçari do të jetë një armë e shtuar për trajnerin Klop, i cili do të ketë detyrën e vështirë të kualifikohet në fushën e Bajernit të Mynihut, që në javët e fundit duket një skuadër e “rilindur”. Vetë numri një i Liverpulit foli për rikthimin e Van Dajk në fushat e blerta, ku tha shkurtimisht: “Çfarë lehtësimi!”