Mançester Siti turpëroi Çelsin pasditen e djeshme, teksa triumfoi me shifrat tenistike 6-0. Në fundin e takimit, ajo që ra në sy ishte pikërisht fakti, që Mauricio Sarri nuk shtrëngoi duart me Pep Guardiolën. Një gjest, që bëri shumë bujë media, pasi gjithmonë në Premier Ligë jemi mësuar që trajnerët takohen në fund të çdo ndeshje.
Në videon e mëposhtme është paraqitur momenti i fundit të takimit, ku Sarri nxiton drejt dhomave të zhveshjes, ndërkohë Guardiola afrohet për ta takuar, por përfundon duke shtrënguar duart vetëm më Xhanfranko Zolën, ndihmësin e trajnerin italian të Çelsit.
FROSTY! Maurizio Sarri wasn’t for shaking Pep Guardiola’s hand after that defeat ?? pic.twitter.com/Ozh1CAHf3a
— Soccer AM (@SoccerAM) February 10, 2019
Pep Guardiola foli dhe pas takimit në lidhje me incidentin e ndodhur: “Sarri nuk më pa. Kam një marrëdhënie të mirë me të, nuk është problem. Fola me Zolën dhe më shpjegoi se Mauricio ishte thjeshtë nervoz për humbjen e ndeshjes.”, përfundoi tekniku spanjoll.