Garë e ashpër për Europën në La Liga, Valencia e Sociedad ndahen në paqe

Valencia dhe Real Sociedad janë ndarë në barazim pa gola, në sfidën e luajtur në “Mestalla”, duke e kthyer luftën për kupat e Europës në një betejë të vërtetë, ku janë plot 10 ekipe, të cilat ndahen nga vetëm gjashtë pikë tashmë.

Vajadolidi i vendit të 15-të është në kuotën e 26 pikëve, ndërsa Betisi i vendit të gjashtë, është në kuotën e 32 pikëve. Një renditje mjaft e ngjeshur dhe luftë mjaft e ashpër, ku dhe u konfirmua në përballjen e sotme, e cila nuk nxorri fitues.

Valencia dhe Sociedad u përpoqën që të dyja për të arritur maksimumin e pikëve, por mbrojtjet respektive u treguan në lartësinë e duhur. Kështu, të dyja ekipet mbeten në kuotën e 31 pikëve, në vendin e tetë dhe nëntë respektivisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *