Braziliani Alison Beker u shpall portieri më i mirë sezonin e shkuar në Serie A, pasi ndihmoi Romën të kapë vendin e tretë, si dhe i çoi kryeqytetasit italianë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Paraqitjet e tij fantastik bënë që Liverpuli të paguante shifra të çmendura, duke e bërë brazilianin një nga portierët më të shtrenjtë në historinë e futbollit. Edhe pse pritej shumë nga Alison, statistikat e tij nuk kanë qenë shumë të mira.
Pas një nisjeje sezoni në mënyrë perfekte, forma e Alison erdhi në rënie dhe në fillimin e vitit 2019, ka një statistikë shumë negative: 7 gola të pësuar në vetëm 11 gjuajtje drejt kuadratit të tij. Kjo statistikë ka filluar të shqetësojë edhe teknikun Klop, i cili duket “i mallkuar” me portierët që drejton.